Live

9 muaj pas ardhjes së tij në jetë, Kylie Jenner ‘zbulon’ për herë të parë emrin e djalit të saj

13:01 / 24 Nëntor 2022

Nga Elmedina Ballazhi

Kylie Jenner ka zbuluar emrin e djalit të saj dhe Travis Scott.

Çifti mirëpriti djalin e tyre në shkurt dhe ende nuk e kanë treguar fytyrën e fëmijës, por ylli televiziv tregoi se si ia kanë vendosur emrin djalit të saj gjatë episodit final të serialit të tyre në “Hulu”.

Pas disa muajsh spekulime në lidhje me emrin e djalit të saj 25 vjeçarja, foli për herë të parë gjatë episodit:

“Ky vit ka qenë shumë transformues për mua. Ka kaq shumë gjëra të mahnitshme për të cilat jam shumë i emocionuar. Të rri me fëmijët e mi dhe të zhytem vërtet në punën time,” tha ajo.

“Emri i foshnjës sime është ende Wolf. Do t’ju njoftoj kur ta ndryshoj. Ndoshta do t’jua them në sezonin e tretë”, shtoi ajo duke i shkelur syrin kamerës.

Kylie mirëpriti në jetë fëmijën e saj të dytë me Travis Scott në shkurt, duke e quajtur fillimisht djalin Ëolf Ëebster. Papritur më 21 mars, ajo shkroi në Instagram: “Emri i djalit tonë nuk është më Ëolf”. Ylli shpjegoi më tej: “Ne thjesht nuk ndiheshim sikur ishte për të. Thjesht doja të ndaja sepse vazhdoj ta shoh Wolf kudo.”

Që kur solli në jetë djalin e saj më 2 shkurt, ylli ka ofruar herë pas here foto, por ende nuk ka postuar një foto të portretit të tij.

Shpërndaje në

U Kopjua