Live

902 premtime por vetëm 248 të përmbushura

10:52 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017.

Sipas GAP-it nga gjithsej 902 premtime të evidentuara deri në muajin qershor 2019 janë përmbushur 248 premtime, 110 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 339 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 205 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre.

Numri më i madh i premtimeve të përmbushura është shënuar në fushën e infrastrukturës, bujqësisë dhe shërbimeve publike. Fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë dhe e urbanizimit

“Për dallim nga gjashtë mujori i fundit i 2018 ku ishte vërejtur një trend pozitiv në përmbushjen e premtimeve nga fusha e arsimit, në gjashtë mujorin e parë të 2019 kjo fushë ka shënuar ngecje. Në gjithsejtë 26 komuna të cilat janë pjesë e monitorimit nga Instituti GAP, në fushën e arsimit janë dhënë 126 premtime. Nga to, vetëm 24 premtime rezultojnë të përmbushura”, thuhet në raport.

Instituti GAP bën monitorimin e përmbushjes së premtimeve në 26 komuna.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...