La Casa de Papel është bërë serial shumë i dashur, tashmë edhe për shqiptarët.
Sezoni i ri i këtij seriali po rezulton mjaft i suksesshëm.
Personazhet e serialit thirren me nofka të ndryshme, ose me saktë me emra kryeqytetesh.
Aktorja e cila luan Nairobin në serial e pyetur në një intervistë se si do të dëshironte të quhej ndryshe, përmend Tiranën.
“Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë”, shprehet aktorja Alba Flores. Më tutje ajo shton se e njeh mirë Shqipërinë.