Live

PDK në Prishtinë, konfirmohet gatishmëria për zgjedhje të reja

14:45 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka takuar të enjten Kryesinë e Degës së Prishtinës, ku është konfirmuar gatishmëria e PDK-së për zgjedhje të reja, ka njoftuar Zyra për Shtyp e PDK-së.

“Kadri Veseli takoi Kryesinë e Degës së Prishtines dhe ritheksuan se PDK është më e gatshme se kurrë për zgjedhje dhe se konsolidimi i nëndegëve dhe strukturave të degës së Prishtinës është shpresë për qytetarët. Procesi zgjedhor nëpër të cilin ka kaluar PDK në Prishtinë, ashtu sikurse edhe në të gjitha komunat e Kosovës është garanca më e madhe që PDK përfaqëson strukturën me besimin më të madh elektoral dhe kjo na jep edhe më shumë përparësi për zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua