Live

Haradinaj i dorëhequr, thërret mbledhje të Qeverisë

14:48 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, e ka thirrur për nesër mbledhjen e Qeverisë, ani pse Kushtetuta thotë që me dorëheqjen e kryeministrit rrëzohet e gjithë Qeveria.

Sipas një informacioni të cilin e citon “Koha.net”, Haradinaj e ka caktuar edhe rendin e ditës për këtë mbledhje, ku mes tjerash do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritet civil.

Kjo mbledhje po mbahet një javë pasi që Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i Kryeministrit. Neni 95 pika 5 i Kushtetutës thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se sipas të drejtës kushtetuese të Kosovës Ramush Haradinaj, tanimë e ka statusin e ish-Kryeministrit dhe jo të Kryeministrit në detyrë, dhe ai nuk ka të drejtë të marrë asnjë vendim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...