Live

Ndërron jetë presidenti i Tunizisë, Essebsi

14:49 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Ka vdekur presidenti 92 vjeçar i Tunizisë, Beji Caid Essebsi, pasi ishte dërguar në një spital ushtarak të mërkurën. Ai ka qenë një figurë e rëndësishme e tranzicionit të këtij vendi të Afrikës Veriore, drejt demokracisë pas një revolucioni të vitit 2011.

“Të enjten në mëngjes Presidenti i Republikës vdiq në spitalin ushtarak në Tunizi. Ceremonia e varrimit do të shpallet më vonë”, tha presidenca përmes një deklarate për shtyp.

Sipas kushtetutës së Tunizisë, kryetari i Parlamentit përkohësisht do të shërbejë si President.

Essebsi ka qenë një figurë e shquar në Tunizi që nga përmbysja e autokratit veteran, Zine El-Abidine Ben Ali, në vitin 2011, kur ndodhen kryengritjet kundër udhëheqësve autoritarë, në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë Libinë dhe Egjiptin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...