Filmi “Zana” përfshin një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare, e cila përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.
Dhe ky film, i cili si protagoniste ka aktoren e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, është shfaqur për herë të parë në “Toronto International Film Festival”, në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë.
Këtë e bëri të ditur vet aktorja përmes një postimi në facebook.
“Sonte për herë të parë në historinë shqiptare, premierë botërore në Toronto do të jetë një film kosovar. Kosova ka një histori, ka artistë, një zemër dhe forcë për t’i thënë botës që ne dimë. Falënderoj të gjithë ata në këtë jetë që besojnë në mua, dhe falënderoj Antonetën që më besoi me këtë rol të fortë të Lumes. Unë kurrë nuk do të arrij vetëm, pa përkrahjen e artistëve, dhe sonte do të ndriçoj me veshjen e Drenusha Xharra. Familja ime e dashur dhe miqtë e mi janë motivimi im! Sonte do të mbaj duart e juaja sepse e di që do jeni të gjithë me mua. Më uroni fat, ju dua shumë”, – ka shkruar mes të tjerash Matoshi në postimin e saj në Facebook.