Live

Trump kërcënon Francën me sanksione

10:03 / 27 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi sanksione ndaj Francës, pas njoftimit të Parisit për vendosjen e një takse ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.

“Do të njoftojmë së shpejti një masë të konsiderueshme reciproke lidhur me marrëzinë e zotit Macron”, ka shkruar në twitter Trump.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, javën e kaluar zoti Trump i kishte shprehur zotit Macron shqetësimin e tij lidhur me taksën e propozuar mbi shërbimin digjital.

Presidenti Trump ka urdhëruar kryerjen e një hetimi mbi taksën e planifikuar. Muajin e kaluar zyra e përfaqësuesit amerikan për Tregtinë njoftoi se do të zhvillojë një seancë dëgjimore në 19 gusht lidhur me hetimin që po kryen. Situata mund të çojë në vendosjen e tarifave të reja apo kufizimeve të tjera tregtare nga ana e SHBA-së.

Masa e njëanshme e Francës duket se synon kompanitë amerikane të inovacionit që ofrojnë shërbime në sektorë të veçantë të ekonomisë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha se Uashingtoni “është jashtëzakonisht i zhgënjyer nga vendimi i Francës për të miratuar një taksë mbi shërbimet digjitale, në kurriz të kompanive dhe punëtorëve amerikanë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...