Live

Sarajevë, nxirren tri aviobomba me peshë 500 kg. nga Lufta e Dytë Botërore

15:28 / 10 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ditë më parë në Sarajevë ishte gjetur një bombë  me peshë 500 kg. e mbetur nga Lufta e dytë Botërore. 

Ditët në vijim u gjetën edhe dy aviobomba të tjera që ishin hedhur nga avionët ushtarë anglez.

 Të gjitha ato pas 77 vitesh janë deaktivizuar duke ia hequr fitilin.Bomba e tretë  është gjetur dje në mëngjes  në punishten  për ndërtimin e  një qendre afër  objektit të  RTV.  Ekipi për mënjanimin e  mjeteve shpërthyese  dhe mbrojtja civile me sukses i kanë mënjanur këto mjete të rrezikshme të cilat kishin qëndruar aty gati shtatë dekada.

Bombat   do të  barten në një lokacion të  sigurtë   jashtë  qytetit ku  të  premten do të  asgjësohen së  bashku me dy bombat tjera që  u zbulua  ditë  më parë.

Shpërndaje në

U Kopjua