Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 16:30 është informuar se në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë ka ndodhur një vdekje.
Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i gjinisë mashkullore i lindur me 1978 i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.