Ulqinaku 67 vjeçar me inicialet M. GJ. I nacionalitetit malazez, është plagosur mëngjesin e djeshëm rreth orës 6 pasi në lagjen e “Pinjeshit” ku ai banonte një person i panjohur kishe shtënë mbi të me revole sapo kishte dalë në rrugë për të shkuar në punë . Dordi kishte shkrepur disa plumba por vetëm një e ka goditur . Sulmuesi pastaj kishte ikur me vrap ndërsa viktima është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Policia po heton rastin dhe ka marrë regjistrimin e kamerave
M Gj është hotelier dhe pronar i kafenesë në qendër të qytetit ku kryesisht e frekuentojnë të moshuarit.
Policia po heton për gjetjen e dorasit por edhe për motivet e mundshme.
Në këtë rast mund të jetë tentative për hakmarrje pasi djali i ulqinakut, gjithashtu me nacionalitet malazez para dy vitesh kishte vrarë B.L .shqiptar nga Kosova.
Burime të afërta me hetimet thonë se përveç kapjes së sulmuesit po punohet edhe për atë se a ka lidhje ky rast me rastin para dy viteve kur djali i ulqinakut, pas një fjalosje lidhur me një femër myslimane, në një banesë të marrë me qira në Pinjesh , kishte vrarë me revole kosovarin B.l. ashtu që edhe ky mund të jetë motivi i plagosjes.