Live

Dr.Sc.Ferat Shala takon minatorët e Trepçës

18:21 / 13 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ferat Shala profesor në Fakultetin E Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë kandidat për deputet nga PDK-ja sot në profilin e tij në facebook ka shprehur kënaqësinë e tij për viziten e tij në Trepçë të ish kolegëve të tij minatorë.

Kënaqësi t’i takosh kolegët e vjetër, inxhinierë e minatorë duarartë të “Trepçës”!

Pakkush si minatorët e “Trepçës” ia di vlerën tokës sonë. Askush si minatorët e “Trepçës” nuk i njohu vuajtjet e popullit tonë. Pakkush sa minatorët e “Trepçës” e patën ideal Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur përkrah vendeve të zhvilluara të Evropës.

Stantërgu i minatorëve, ashtu sikur në vitin 1989, njëjtë edhe më 2019, reflekton plot dritë e shpresë për vendin tonë.

Me fat, minatorë!

I njëjti këtij shkrimi ia ka bashkangjitur disa foto të kësaj vizite.

Shpërndaje në

U Kopjua