Live

Basha: Rama nuk bëri shëndetësinë falas, bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro

22:41 / 15 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mos mbajtjen e premtimit të tij për shëndetësinë falas.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Rama nuk e bëri shëndetësinë falas, por bashkë më oligarkët vodhi 385 milionë euro.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Shpërndaje në

U Kopjua