Partia Demokratike e Kosovës , ka zgjedhur emrat të cilët do të jenë përfaqësues të kryeqytetit në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga kandidatët e përzgjedhur nga kryeqyteti listës i prinë, artistja dhe arkitektja e njohur Eliza Hoxha e cila bart numrin 3.
Renditja vazhdon me Memli Krasniqin(7) i cili ka shërbyer si kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, që nga viti 2017.
Nga Qeverisja e kaluar, PDK përzgjedhur ministra e saj të suksesshëm:
Uran Ismaili(10) i cili në qeverinë e fundit ka shërbyer si Ministër i Shëndetsisë ,Abelard Tahiri(20) Ministër i Drejtësisë e Dhurata Hoxha(27) ish- Ministre e Integrimeve Europiane .
Në listën për Prishtinën, PDK-ja ka vendosur të përfaqësohet edhe nga emra si publicisti e muzikanti i njohur Migjen Kelmendi(19) e Ariana Musliu Shoshi (30) e shkolluar në universitetet më të njohura në SHBA. Si dhe me Merita Makollin (93) e njohur në fushën e aviacionit civil e Migjen Shalen (105) i cili ka shërbyer si asamblist për PDK-në në Prishtinë.
E për të kompletuar kandidatët për deputetë me numrin 55, PDK-së i është bashkuar edhe Dr.sci. Shqiptar Demaçi – I biri i veprimtarit të njohur Adem Demaçi.