Live

Holanda ende nuk është e bindur për të votuar pro liberalizimit të vizave, thotë deputetja Krasniqi

03:45 / 28 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Deputetë e Kuvendit të Kosovës po qëmdrojnë në kryeqendrën evropiane, në Bruksel, ku po realizojnë takime të ndryshme për të bindur eurodeputetët dhe përfaqësuesit e tjerë të BE-së, që t’i liberalizojnë vizat për Kosovën.

Rrezarta Krasniqi, njëra prej deputeteve që ndodhet në Bruksel, tregon se Holanda është shteti, i cili akoma nuk është bindur për këtë proces

“Është një sukses i madh për Kosovën që për herë të parë ka hyrë në agjendë të liberalizimit të vizave e cila do të mbahet më 13 tetor. Kur kemi qenë në Presidencën Çeke kemi marrë përkrahje edhe atje dhe gjithashtu presim që ky proces të përfundoj në favor të Kosovës”, ka deklaruar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.Mirëpo, deputetja Krasniqi, tregon se akoma duhet punuar me disa shtete.

“Shtetet me të cilat duhet qeveria më së shumti të punoj është Holanda, pasi ende nuk e kemi një dritë të gjelbër se ata do të na përkrahin në këtë proces, ndërsa sa i përket shteteve të tjera, kemi parë që Franca në këtë proces ka dhënë paksa indikacione se do të na përkrahë, mirëpo Holanda mbetet ende skeptike”, ka vijuar ajo, shkruan Dukagjini.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...