Ish aktivisti i LVV-së dhe ish këshilltar i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi, thotë se 90 për qind e deputetëve të VV-së, përveç që nuk dinë shkrim e lexim, kanë probleme themelore për leximin e një teksti e ta kuptojnë atë.
“90 për qind janë analfabetë funksional të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata jo që nuk dinë shkrim e lexim, por kanë probleme themelore me lexu një tekst, me kuptu. 90 për qind prej tyre nuk guxojnë me dal nëpër debate e me u ballafaqu me kundërshtar. Ky e ka bo zgjedhjen qashtu, se i kanë konvenu qasi, debilla, dembela, që me mujt me i kontrollu, me qenë të dëgjueshme e mos me ju bo probleme”, tha Gashi në T7.