Live

Marihuan në gomën rezervë, policia e zbulon, kapen autorët në kufirin Qafa e Prushit duke hyrë në Kosovë

22:32 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka kapur mbi 3 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, në pikën kufitare ‘Qafa e Prushit’, në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës droga është kapur rreth orës 13:30, ku është ndaluar një automjet i tipit ‘VW Passat’ me targa lokale.

Automjetin e drejtonte një person me inicialet A.F., i shoqëruar nga dy pasagjerë, të tre nga Gjakova.

“Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram”, ka bërë të ditur Policia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...