Live

Ymeri ultimatum Qeverisë, sa më shpejtë ekzekutojëni pagat

23:46 / 05 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Koordinatori i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka kërkuar nga Qeveria që sa më parë t’i ekzekutojë pagat e muajit shtator për mësimdhënësit. Ai në një intervistë për RTK-në, ka thënë se SBASHK-u nuk është duke menduar ndonjë veprim sindikal, por është duke pritur reflektim të ekzekutivit që mësimëdhënësve t’u dalin pagat në xhirollogaritë e tyre.

“Në realitet nuk ka afat ligjor, data 5 nuk është afat ligjor i shkruar, as nuk është e shkruar në kontratën e mësimdhënësve, thjeshtë ka dalë data pesë ndoshta më shumë i bazuar në afatin 5 ditor jo diçka tjetër. Ne nuk kemi caktuar ndonjë afat apo ore që do të marrim një vendim për një veprim të mundshëm sindikal por gjithmonë jemi në apel të Qeverisë që sa më shpejt që është e mundur t’i ekzkutojnë pagat pasi që jemi të bindur se ministri Murati nuk ka aspak të drejtë t’i ndalojë pagat”, ka theksuar Ymeri.

Ai tutje ka theksuar se të hënën i janë drejtura përmes një shkrese ministrit Murati dhe drejtorit të Thesarit, duke i kërkuar shpjegim  se pse vetëm mësimdhënsësve nuk u janë ekzekutuar pagat dhe se ende janë në pritje të përgjigjes.

“Ne ju kemi drejtu atij dhe drejtorit të Thesarit me pyetjen se pse nuk janë ekzekutuar pagat vetëm për mësimdhënësit, pasi që në grevë kanë qenë edhe shërbyesit civil dhe administrata nëpër komuna, gjë që për të gjithë është ekzekutuar paga, teksa vetëm për mësimdhënësit jo”, ka thënë ai.

Ymeri ka theksuar se takimi i sotëm ka qenë takim i zakonshëm i SBASHK-ut, e jo takim për të shqyrtuar ndonjë veprim të mundshëm sindikal.

Ai ka thënë se deri të premten do të presin një përgjigje nëse ka vendim për ndalim të ekzekutimit të pagave dhe më pas do t’i ndjekin anët ligjore.

“Është  e sigurt se ne do ta ndjekim anën ligjore. Do ta çojmë në procedurë gjyqësore çështjen e ndalesës së pagave, ndërsa për veprimet tjera sindikale do të vendosim bashkë me anëtarsinë. Besoj që edhe anëtarsia është e mendimit që nuk do të përdoret greva, meqenëse është humbur një muaj mësim, megjithëse as kjo nuk përjashtohet si mundësi”, ka shtuar ai

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...