Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka kryer stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK-ja është duke marshuar me hapa të sigurt drejt arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota.
“Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurtë drejtë arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”