Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë ‘Cambrian Patrol 22’ në Britani të Madhe.
Pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ndërkombëtare.
Këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në, nënkolonel John Hunter, tha: “Kjo është një tjetër arritje mbresëlënëse për FSK-në dhe demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të tyre të larta”.
Forca e Sigurisë së Kosovës për vite me radhë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në këtë garë falë profesionalizmit dhe përkushtimit të lartë të treguar nga pjesëtaret e FSK-së.