Live

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhjen e radhës

08:13 / 17 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryesia e Kuvendit mban sot mbledhjen e radhës.

Takimi do të fillojë në ora 10:00, në sallën C 301.

Rendi i ditës së kësaj mbledhjeje është si në vijim:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:​
  3. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  4. Pyetjet parlamentare,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,
  11. Propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar.
  12. III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...