Live

Deputeti portugez garanton mbështetje për heqjen e vizave e integrim në BE

12:45 / 17 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Portugalisë, Sergio Sousa Pinto, tha se shteti i tij do ta përkrah Kosovën sa i përket liberalizmit të vizave, raporton Ekonomia Online.

Ai pas takimit me deputetët kosovarë, pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme, shtoi se mbështetje do të ketë Kosova edhe për anëtarësim në BE.

Miqësi shumë vjeçare ai e ka quajtur raportin me Kosovë, duke ripërsëritur mbështetjen në të gjitha fushat.

“Jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë. Ne do ta mbështesim Kosovën, ngase kemi një lidhej emocionale me juve, numër i madh i forcave të Portugalisë janë prezentë në Kosovë dhe këtë mbështetje këtë miqësi”.

“Do të iu mbështesim për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Kosovës është në union dhe do ta keni gjithë mbështetjen tonë diplomatike”.

Përderisa kryetari i Komisionit për Punë të Jashtëm në Kuvendin e Kosores, Haki Abazi tha se përveç liberalizimit e anëtarësimit në BE, përkrahje kanë kërkuar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovë, raporton EO.

“Kjo është në vazhdën e një raporti shkëlqyeshëm që është ndërtuar me vite ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë dhe punës së palodhshme që ka bërë ambasada jonë atje”.

“Ne jemi jashtëzakonisht te lumtur me vizitën që delegacioni për politikë të jashtme dhe kryetari i komisionit kanë realizuar në Kosovë. Sot biseduam për marrëdhëniet bilaterale për prioritet e Kosovës në politikën e jashtme që janë liberalizimi i vizave anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimi në NATO. Kërkuam që Portugalia të na përkrahë në këtë rrugëtim”.

“Duke qenë se Portugalia ka marrëdhënie me shumë shtete të botës kërkuam përkrahje njohjen e pavarësisë së Kosovën nga këto shtete”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...