Një 39-vjeçar nga Vrella e Istogut po dyshohet se ka dhunuar vajzën e vëllait të tij 15-vjeçare.
Prokuroria ka njoftuar se sot do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj tij. Teksa policia njofton në raportin e saj 24-orësh se i dyshuari është në mbikëqyrje të policisë në spital, për shkak të një operacioni të mëhershëm.
Dhunimi i vajzës së mitur dyshohet se ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar, ndërsa rasti në polici është hapur dje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Istog, Shtator 2021. Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë.