Live

Aktori italian akuzohet se i është shmangur tatimit 417 mijë euro

12:32 / 25 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Aktori italian Raul Bova i njohur për një sërë filmash, ndodhet në telashe. Ai akuzohet për evazion fiskal dhe deklarim të rremë. Sipas organit të akuzës, aktori i është shmangur tatimit të 417 mijë eurove në vitin 2011.

Kjo është hera e dytë që Bova përballet me probleme ligjore lidhur me mospagimin e taksave. Në vitin 2017, ai u dënua me një vit e gjashtë muaj burgim, sërish për “deklarim të rremë” për shmangien e rreth 600 mijë eurove, gjatë periudhës 2005-2010.

Për akuzën, Bova është përgjegjës për transferimin e kostove te kompania që menaxhon imazhin e tij, ku është aksioner me 80%, duke paguar një tarifë më të ulët në vitin 2011.

“Në deklaratën tatimore janë shënuar elemente aktive për një shumë më të ulët se ato reale dhe elemente pasive fiktive”, tha prokurori i çështjes.

Por gjyqi, seanca e radhës e të cilit është caktuar për datën 6 dhjetor, është pezulluar.

Duke komentuar dënimin e vitit 2017 për evazion fiskal, Bova kishte folur për padrejtësi.

“Ju lutem hetoni këtë dënim, më duket një padrejtësi e paprecedentë. Të gjithë të pafajshëm përveç meje”.

Ndërkohë një tjetër gjyq është hapur për aktorin. Bova akuzohet për dhunë, kërcënim dhe plagosje, pasi dyshohet se ka sulmuar një automobilist. Ky i fundit për pak sa nuk goditi partneren e tij Rocío Muñoz Morales. Shoferi përfundoi në gjyq, i akuzuar për dhunë për kryerjen e “një manovre të rrezikshme që rrezikoi sigurinë fizike të Morales”, ndërsa ngjarja ka ndodhur në 27 prill 2019.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...