Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje takimi me ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Ambasadori Guerot u prit në takim nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, pjesë e të cilit është edhe Gjyshinca.
Nga pamjet e publikuara nga “Ekonomia Online”, shihet se si Gjyshinca nuk ngrihet në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin e ri të Francës, edhe pse këtë gjë e bëjnë të gjithë anëtarët e tjerë që ishin ulur në të njëjtën tavolinë: Xhavit Haliti, Yllza Hoti e Doarsa Kica-Xhelili.
Gjyshinca u mjaftua me përshëndetje me lëkundje koke.