Drejtoreshat e Mirëqenies Sociale nga komuna e Prizrenit, Pejës, Mitrovicës dhe Istogut nënshkruam deklaratën e përbashkët për themelimin e Kolegjimit të Mirëqenies Sociale të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Adelinë Sahiti nga Komuna e Prishtinës, Albulena Mujaj-Baraktari nga Peja, Merita Muzliaj drejtoreshë në istog, Drita Ibrahimi në Mitrovicë dhe Vjollca Kabashi në Prizren ishin nënshkruar të këtij memorandumi.
“Deklaratë e përbashkët për themelimin e Kolegjiumit për Mirëqenie Sociale në ASK
Sot bashkë me katër drejtoreshat e Mirëqenies Sociale nga komuna e Prizrenit, Pejës, Mitrovicës dhe Istogut nënshkruam deklaratën e përbashkët për themelimin e Kolegjimit të Mirëqenies Sociale të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Përmes kësaj deklarate shprehim qëndrimin dhe bindjen pse duhet të themelohet ky kolegjium.
Deklarata e plotë:
I nderuar z. Aliu,
I nderuar z. Ibrahimi,
Niveli lokal i qeverisjes në Kosovë për vite të tëra, ka gjetur e vazhdon të gjej mbështetje të plotë e fuqizim të pozicionit falë angazhimit dhe përkushtimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, i cili ka qenë e mbetet faktor i rëndësishëm në avancimin e politikave lokale.
Siç dihet mirëfilli në ASK detyrat e punët ndahen sipas drejtorive komunale të cilat përfaqësohen nëpër kolegjiume.
Mirëqenia Sociale, është pjesë integrale e Kolegjiumit të Shëndetësisë.
Duke parë nga afër punët, hapësirën, trajtimin e temave, konsiderojmë se Mirëqenia Sociale si sektor i veçantë nuk përfaqësohet në formën më të mirë të mundshme brenda këtij kolegjiumi.
Andaj përmes kësaj shkrese ne si drejtore, kërkojmë reflektim nga ana juaj, që të na mundësohet të krijojmë një kolegjium të veçantë të Mirëqenies Sociale.
Deri më tani në pesë komuna të mëdha të Kosovës këto dy drejtori ( ajo e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale) , janë të ndara: në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë dhe Istog.
Punët e mira e të mëdha që po zhvillohen për mirëqenien sociale të këtyre komunave janë shtysa kryesore pse ne duam që temat sociale të marrin vëmendjen e duhur, duke qenë të ndara nga Shëndetësia.
Kësaj nisme iu përgjigjën pozitivisht dhe drejtorët e Qendrave për Punë Sociale, punëtorët social, në tryezën e organizuar nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale me temën: Analizë e situatës së shërbimeve sociale dhe hartimit të rekomandimeve për Ligjin e zyrtareve publik dhe ligjin e pagave, të mbajtur me datën 23 shtator 2022.
Që të sqarojmë këtë ide, këtë nismë, me dëshirën më të madhe do të zhvillonim një takim me ju në ditët në vijim!
Sinqerisht,
Adelinë Sahiti, drejtore e Drejtoria e Mirëqenies Sociale, komuna e Prishtinës
Albulena Mujaj Bajraktari- drejtore e Drejtoria e Mirëqenies Sociale, komuna e Pejës
Vjollca Kabashi- drejtore e Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale-, komuna e Prizrenit
Merita Muzlijaj- drejtore e Drejtoria e Mirëqenies Sociale, komuna e Istogut
Drita Ibrahimi- drejtore e Drejtoria e Mirëqenies Sociale, komuna e Mitrovicës” thuhet në njoftim./Indeksonline/