Live

Kosova përmirësohet në çështjen e sundimit të ligjit

09:01 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Një raport i “World Justice Project”, për sundimin e ligjit 2022 e ka nxjerr Kosovën të 57’tën në botë prej 140 shteteve sa përfshinte raporti.

Kosova ka shënuar përmirësim 2.4 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, duke u ngritur për tri pozicione në çështjen e sundimit të ligjit.

Rrjedhimisht, Kosova qëndron më së miri në Ballkanin Perëndimor, poqë Mali i Zi nuk është i përfshirë në raport.

“Trendet e rëndësishme për Kosovën përfshinin përmirësime në matjen e faktorëve Kufizimet në kompetencat e Qeverisë, Mungesa e Korrupsionit dhe Qeverisja e Hapur”, thotë raporti

Kështu vendi  ka bërë progresin e dytë më të lartë në botë, ndërkaq bota në përgjithësi ka rënie të Sundimit të Ligjit dhe rritje të autokracisë, sipas raportit.

Secili shtet analizohet veç e veç, për Kosovën thuhet se më së miri qëndron në rendin dhe sigurinë, qeverisjen e hapur dhe të drejtat njeriut ( e 56’ta).

Por Kosova qëndron keq në drejtësi civile kur renditet e 84’ta dhe përmbarimin rregullator, në vendin e 81’t.

E sa i përket mungesës së korrupsionit, vendi renditet i 61’ti.

Shpërndaje në

U Kopjua