Live

Ganimete Musliu i drejtohet Hekuran Muratit: Je mashtrues recidivist

12:31 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për mashtrim të mërgimtarëve në lidhje me polisat kufitare, pasi u është premtuar se pagesa për polisë kufitare dhe rimbursimi bëhet online, por se sipas deputetes, mërgimtarët po presin nëpër zyre në Prishtinë, për ta bërë pagesën.

“Jo vetëm që je mashtrues ministër, por je mashtrues recidivist, ju i keni mashtruar mërgimtarët tanë, sepse u keni thënë se do i heqim polisat, nuk do të paguani fare dhe tani i keni mashtruar sepse as tetë përqind nuk janë rimbursuar sepse ua ke pamundësuar me 100 e një mijë kushte, jo duhet me pas kredit kartelë të këtuhit, ata duhet krejt pushimin që e kanë prej 3 javë ditësh me e kalu në zyret e Qeverisë, në banka dhe tek Byroja e Sigurimeve, prandaj je mashtrues, gjema një emër tjetër për mashtrues dhe unë do ta them, por unë nuk njoh fjalë tjetër përveç mashtrues. I keni mashtruar gurbetçarët dhe kjo është fakt”, tha Musliu, transmeton kosovalive.net.

Ministri Murati tha se fjalori i tillë dhe akuza të tilla nuk përkojnë me vendin ku jemi, “aq më tepër kur janë të pabaza, janë dezinformata ato se duhet të shkojnë në zyre për të paguar”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...