Live

Ja disa vendet e Evropës që mund të i vizitoni me çmime të lira në stinën e vjeshtës

14:57 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Nëse jeni duke kërkuar vende se ku të shkoni për pushime në stinën e vjeshtës, këto janë disa vendet më ekonomike që mund të i vizitoni në Evropë.

Për herë të parë në 15 vjet, pushimet një fundjavë në Europën Perëndimore kushtojnë më lirë se ato në qytetet lindore, referuar një analize të 20 destinacioneve kryesore turistike.

Athina dhe Lisbona ofrojnë çmimin më të mirë për pushimet e vjeshtës – specifikisht për udhëtimet e shkurtra në fundjavë – sipas një raporti vjetor nga Post Office Travel Money.
Pushimet e fundjavës në Athinë tani kushtojnë mesatarisht 240 euro – 15% më pak se vitin e kaluar dhe gjysma e kostos së nevojshme për në Paris, ku çmimet janë rritur me 25%.

Athina

Megjithëse çmimet mesatare të hoteleve janë rritur ndjeshëm në Lisbonë – nga 43 euro/nata në shtator 2021 në 67 euro/tani – qyteti i Portugalisë u rendit i dyti.

Krakovi, Riga, Budapesti dhe Praga vijnë më pas, të ndjekura nga Madridi, Berlini, Dubrovniku dhe Roma. Kjo është hera e parë që Madridi, Berlini dhe Roma shfaqen në top 10.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...