Live

Deputeti francez mbushet me “karburant” në Serbi, vjen në Kosovë e flet me gjuhë të Vuçiqit

20:41 / 29 Tetor 2022

Nga admin

Nicolas Bay, eurodeputeti francez dhe anëtari i partisë me tipare të së djathtës ekstreme, “Reconquête”, i drejtuar nga ultra-nacionalisti francez, Eric Zemmour, së fundmi ka vizituar Kosovën.

Vizitën e tij, Bay e ka njoftuar dje përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se ka filluar turin e tij tre ditor ballkanik nga Beogradi, shkruan Kosovalive.net.

“Një mundësi për të takuar njerëzit, autoritetet politike dhe fetare, në këtë tokë të vrarë të Evropës, ku po rrezikohet edhe e ardhmja e qytetërimit tonë evropian dhe të krishterë”, ka shkruar ai.

Politikani kontrovers francez, përveç se ka vizituar monumente të ndryshme fetare, ka takuar edhe deputetin e Partisë Progresiste serbe e udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Jovan Palalic, me të cilin sipas një postimi në Facebook kanë diskutuar për situatën aktuale politike si në Serbi ashtu edhe në Kosovë.

Gjatë vizitës së djeshme ka provokuar rëndë nga ura e Ibrit në Mitrovicë duke i quajtur terroristë ushtarët e UÇK’së, ndërsa serbët heronj, shkruan Kosovalive.net.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërsa, sot deputeti ekstremist francez, Nicolas Bay ka vizituar Prizrenin, duke e quajtur si ‘qytet i mbretërve serbë’.

Përmes një cicërime në Twitter, Bay thotë se Prizreni u okupua nga shqiptarët myslimanë.
“Prizreni, një qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, tani është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër”, shkroi Bay.

Bay gjatë qëndrimit në Kosovë, ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit, i cili sipas pretendimeve të tij, momentalisht “është nën sundimin e shqiptarëve, pas atij të Perandorisë Osmane, e periudhës komuniste Jugosllave”.

Eurodeputeti francez, i cili tërë vizitën e tij në Kosovë e ka lajmëruar përmes postimeve të ndryshme nga rrjeti i tij social në Facebook e Twitter, përveç se ka përdorur gjuhë të urrejtjes, me një qëndrim tejet fashistë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi e ka cilësuar Kosovën “si pjesë të Serbisë”.
“Kosova është Serbi”, ka shkruar ai duke shpërndarë një fotografi brenda Manastirit të Deçanit.

Kujtojmë se Bay i cili është është zëvendës-presidenti i partisë “Reconquête” që në thelb ushqen urrejtje ndaj emigrantëve të cilët jetojnë në Francë duke i cilësuar këta të fundit si “hajdutë”, “përdhunues” e “vrasës”, gjatë turit të tij në Beograd ka shpërndarë një fotografi të një objekti të shkatërruar, siç pretendon ai nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999, duke pyetur se cili ishte faji i Serbisë për këtë?
“Midis 24 marsit dhe 8 qershorit 1999, avionët e NATO-s bombarduan Beogradin. Serbia ka dashur të ruajë identitetin dhe pavarësinë e saj kombëtare”.

Për eurodeputetin francez populli serb në Kosovë, “po lufton për të mos u zhdukur nga territori i vet, Kosova”./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...