Të paktën 100 njerëz janë vrarë dhe 300 të tjerë janë plagosur pasi dy bomba kanë shpërthyer në dy makina jashtë Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu të shtunën, tha presidenti i vendit në një deklaratë herët të dielën.
“Njerëzit tanë që u masakruan … përfshinin nëna me fëmijët e tyre në krahë, baballarë që ishin të sëmurë, studentë që u dërguan për të studiuar, biznesmenë që po luftonin për jetën e familjeve të tyre”, tha presidenti Hassan Sheikh Mohamud pas vizitës në vendin e shpërthimit.
Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse presidenti fajësoi grupin islamik Al Shabaab.
Al Shabaab zakonisht e shmang marrjen e përgjegjësisë për sulmet që rezultojnë në një numër të madh viktimash.
Shpërthimi i parë e preku edhe objektin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi derisa ambulancat kishin shkuar në vendin e ngjarjes dhe ishte një numër i madh i njerëzve që kishin shkuar për të ndihmuar, shkruan Reuters