Live

Konfirmohet: Numri i shqiptarëve që jetojnë në Serbi është rreth 100 mijë

18:40 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Numri i shqiptarëve që jetojnë në Serbi është rreth 100 mijë. Këtë e konfirmoi për A2 CNN, Hevzi Ramadani, Kryeshef i Administratës Komunale të Preshevës, në ditën e fundit të censusit për regjistrimin e popullatës duke iu referuar kështu të dhënave paraprake. Zoti Ramadani saktësoi gjithashtu numrin total të personave të regjistruar në harkun kohor të 31 ditëve në Luginë.

Në komunën e Preshevës raportohet për 95 mijë e 5 njerëz të regjistruar, në Bujanoc 54 mijë e 506 persona të regjistruar dhe në Medvegjë 8 mijë e 475 njerëz të regjistruar.

Shumica prej tyre vlerësohet të jenë shqiptar. Ndërkohë, ende pa u mbyllur si proces, censusi ka nxitur polemika. President serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë javës së kaluar provokoi duke thënë se shifra që do të dalë nga regjistrimi i popullatës nuk do të tregojë numrin real të shqiptarëve në Serbi, pasi tha se shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi.

Faktori politik shqiptar në Luginë reagoi duke dënuar këtë deklaratë dhe e ngriti si shqetësim në institucionet ndërkombëtare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...