Live

Rizvanolli për “Elektro Server”: Shpresojmë se do të gjejmë zgjidhje të shpejtë

16:01 / 01 Nëntor 2022

Nga admin

Sa i përket moszbatimit të marrëveshjes për energjinë në veri nga kompania “Elektro Sever”, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavanolli shpreson se marrëveshja do të zgjidhet shpejtë për fillimin e faturimit të energjisë elektrike në katër komunat veriore.

Ndonëse për mosrespektim të afateve ligjore nga ana e “Elektro Sever”, ministrja Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, nuk ka treguar se a do t’i revokohet kësaj kompanie licenca e lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Për më tepër ajo tha se ka progres në zbatimin e marrëveshjes.

Ministrja e Ekonomisë ka folur edhe për krizën energjetike dhe për rastin e përfolur të ambasadorit Martin Berishaj për energji.

Rizvanolli: Shpresojmë që do të gjejmë zgjidhje të shpejt me “Elektro Sever”

“Sa i përket marrëveshjes ka pasur disa përparime, dhe ne kemi thënë se qeveria e Kosovës do të mbulojë devijimet deri në afatet e parapara të implementimit të marrëveshjes dhe jo më tej. Pra, e thash që ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes. Janë paraparë aty disa hapa, shumica prej tyre në afatin fillestar nuk kanë qenë të përmbushura nga ana e kompanisë “Elektro Sever”. Mirëpo gjatë periudhës konsultuese me palët, duke përfshirë Bashkimin Evropian ka pasur përparim dhe ne shpresojmë se palët do të jenë racionale dhe do të gjejnë zgjidhjet shpejt, në mënyrë që kjo çështje e pazgjidhur për 22 vjet të zgjidhet një herë e përgjithmonë, në mënyrë që qytetarët në katër komunat veriore të paguajnë sikur të gjithë qytetarët e tjerë”, tha Rizvanolli.

Deputetja e LDK-së anëtare e këtij komisioni, Valentina Bunjaku ka pyetur ministren Rizvanolli për masat që mund të ketë marrë kjo ministri lidhur me rastin e ambasadorit Berishaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...