Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së në Dukagjin kanë shprehur tronditje pas publikimit të pamjeve të tmerrshme, ku një e moshuar, e cila është nënë dëshmori, rrihet brutalisht nga një grup infermieresh të moshës së re.
Në një reagim për media thuhet se njerëzit që janë sot në pushtet, në bashkëpunim me segmente të tjera pro-serbe në Kosovë, tash e shumë vite trumpetojnë kundër Luftës Çlirimtare dhe me mbështetjen edhe të disa mediave, kanë arritur të demonizojnë skajshëm kategoritë e dala nga lufta.
“Mbjellja e urrejtjes kundër çdo elementi çlirimtar nga ky soj i fëlliqur, që nga kryeministri e deri te ministrat, deputetët, aktivistët e falangat fashiste të mediave sociale, ka nxjerr gjenerata të cilat e shohin me përqeshje, nënçmim e pa asnjë copëz respekti secilin që në mënyrë të ndryshme ka kontribuar për lirinë e vendit”, shkruan Shoqatat e dala nga lufta në Dukagjin në një postim në Facebook.
Për më tepër, Shoqatat e dala nga lufta në Dukagjin thonë se do përcjellin me kujdes veprimin e shtetit për këtë rast, përgjegjësinë për të cilin duhet ta merr secili punonjës dhe udhëheqës i institucionit në fjalë. “
Nëna e dëshmorit Taulant Nura, nuk është e vetmja që bie viktimë e urrejtjes së vlerave të lirisë. Raste të çdoditshme, ndodhin anembanë vendit, por, durimi ynë e ka një kufi. Ne bëjmë të ditur që çdo fyerje apo keqtrajtim i bartësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të trajtohet si sulm personal kundër secilit prej nesh.
Nëse shteti të cilin ne e themeluam nuk ka mekanizma që na mbrojnë, atëherë ne do të jemi të detyruar ta mbrojmë vetveten. Të paktën këtë zanat e zotërojmë më së miri”, përfundon reagimi.
Postimi i OVL-Gjakovë: