Bekim Çollaku, njëri nga bashkëpunëtorët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Gjykata Speciale ka qenë detyrim për tu themeluar nga Kosova.
“Gjykata Speciale, kishte vetëm një qëllim, adresimin e akuzave të Dik Martit. Kjo gjykatë ka pasur një afat kohor, jo më të gjatë se pesë vite. Mirëpo asaj që kemi parë, është devijim i komplet i Gjykatës dhe manipulim i të i ashtuquajtur drejtësi”, tha ai për RTK Prime.
Për shpenzimet e Speciales, ai tha se harxhohen shuma marramendëse. “Qeveria e Kosovës, ndan një shumë simbolike për mbrojtjen e të akuzuarve, ndërsa në anën tjetër shtetet perëndimore ndajnë 50 milionë euro për shpenzimet e kësaj gjykate”, tha ai.