Live

Murati: Komisioni kishte rekomanduar që “Orenda” i plotëson kriteret

22:20 / 02 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është deklaruar rreth ngjarjes së rëndë në Pejë ku disa infermiere kanë sulmuar fizikisht një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Murati tha se i ka parë pamjet e publikuara në media dhe është tronditur.

“Pamjet që i përmendet i kam, është fatkeqsi për shoqërinë tonë. Pamje të tilla ta rrotullojnë barkun. Uroj që zonja të mos ketë ndonjë lendim prej atyre goditjeve dhe të jetë mirë me shendet. Konsideroj që një sjellje e tillë, se nuk është vetëm sjellja e një personi sa është miratimi dhe qeshja e personave përreth. Kjo flet edhe për gjendjen shoqërore ku jemi, se nuk është rasti i vetëm. Kësaj radhe e pamë me një të moshuar, kemi parë raste tjera kur vajza sulmojnë të tjera, po ashtu edhe te djemtë, dhe të tjerët qeshin”, tha Murati.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...