Lista e Zezë e Organit Shqyrtues të Prokurimit është mbushur me kompani mashtruese. Brenda një muaji, nga 19 shtator deri më 25 tetor, në këtë listë kanë hyrë 16 biznese të ndryshme. Këto kompani janë zënë duke bërë dallavere në tenderë dhe duke i mashtruar institucionet e shtetit.
Policia e Kosovës nuk po arrin assesi të furnizohet me uniforma operacionale dhe shkak për ketë po rezulton të jenë kompanitë që kanë konkurruar nëpër tenderë.
Vetëm për këtë furnizim, Policia është mashtruar nga tri biznese të ndryshme, që tashmë janë futur edhe në Listën e Zezë të “Gjykatës së Tenderëve”, shkruan Demokracia.com.
Për tenderin “Furnizim me uniforma operacionale”, në Listën e Zezë deri në fund të vitit 2023 janë futur kompanitë “BE NEW L.L.C.”, “Sabit Makiqi” dhe “Exim Jatex SH.P.K.”.
Por, ky është vetëm një rast i mashtrimit.
Lista e Zezë e Organit Shqyrtues të Prokurimit është mbushur me 16 kompani mashtruese, të cilët janë denoncuar nga disa institucione të Kosovës, si komuna, ministri e shkolla.
“Gjykata e Tenderëve” ka vendosur që të marrë masa ndaj kompanive që mashtruan në tenderët publikë.
Këto biznese nuk do të mund të marrin tenderë dhe as të konkurrojnë për ta deri kah fundi i vitit 2023.
Lista e kompanive që mashtruan institucionet
1.Furnizim me material zyrtar për nevojat e klinikave dhe sektorëve organizues të përbashkët në kuadër të QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës
EBA Office Sh.p.k
25/10/2022 25/01/2023
- Renovimi i SHFMU “Iliria”
Ndërmarrja Publike Banesore
Bajram Ha Gashi B.I
25/10/2022 25/01/2023
- Furnizim me pajisje te teknologjisë (kompjuterë, llap top, video projektorë) dhe pajisje tjera
Komuna Suharekë
AXA Sh.p.k 2
5/10/2022 25/04/2023
- Asfaltimi i rrugëve ne fsh. Llapushnik, Poterk dhe Vokuvc
Komuna Drenas
VISCO Sh.p.k.
26/10/2022 26/01/2023
5.Furnizim me letër A4 për nevojat e Komunës se Rahovecit dhe Furnizim me material shpenzues zyrtar
Komuna Rahovec
Europrinty SH.P.K.
25/10/2022 25/01/2023
- Furnizim me material shpenzues zyrtar
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
Mediatech & Print SH.P.K.
21/10/2022 23/01/2023
- Shërbimet e transportit sipas vitit kalendarik 2022
Komuna Suharekë
Lirim Kicaj B.I
24/10/2022 24/04/2023
- Furnizim me ene, inventar
Komuna Gjakovë
Tosi V shpk
21/10/2022 20/01/2022
- Renovimi i objekteve shkollore në Komunën e Obiliqit
Komuna Obiliq
Shala Building SH.P.K.
21/09/2022 21/02/2023
- Mbikëqyrja e projekteve të MZHR-së me komuna
Ministria e Zhvillimit Rajonal
PMN SH.P.K.
23/09/2022 23/03/2023
- Renovimi i shkollave ne Komunën e Pejës Lot 1, Renovimi i SHFMU Rilindja – Lutugllavë
Komuna Pejë
ADI TE CONSTRUCTION SH.P.K.
12/10/2022 11/04/2023
- Furnizim me uniforma operacionale
Policia e Kosovës
BE NEW L.L.C.
11/10/2022 10/07/2023
- Furnizim me uniforma operacionale
Policia e Kosovës
Sabit Makiqi
11/10/2022 10/07/2023
- Furnizim me uniforma operacionale
Policia e Kosovës
Exim Jatex SH.P.K.
11/10/2022 10/07/2023
- Furnizimi, montimi dhe ndërtimi me material për klasën verore në SHFMU “Ukshin Miftari”
Komuna Gjakovë
Megrant Ing SH.P.K.
22/09/2022 22/01/2023
- Ndërtimi i deponive në shkolla
Komuna Gjakovë
Ero Project sh.p.k
19/09/2022 19/02/2023 .
Organi Shqyrtues i Prokurimit edhe vite më parë ka marrë masa ndaj kompanive që mashtrojnë në tenderët publikë.
Mirëpo, në Listën e Zezë të OSHP-së, gjatë një viti të plotë kalendarik nuk ishte asnjë kompani private për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Tenderëve, si pasojë e bllokimit të organit pa bord.
Kurse, në Arkivin e OSHP-së, tek Lista e Zezë gjinden me qindra kompani, të cilat kanë hyrë në këtë listë gjatë viteve të kaluara.
Për rreth një vjet e gjysmë, nga viti 2021 deri më 2022, OShP-ja kishte mbetur pa bord si pasojë e skadimit të mandatit të anëtarëve të bordit të kaluar.
Bordi i ri i OSHP-së është zgjedhur në mesin e muajit qershor të këtij viti, me rekomandimin dhe votat e qeverisë dhe shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Kryetare e bordit të “Gjykatës së Tenderëve” ishte zgjedhur Vjosa Gradinaj-Mexhuani, ndërsa anëtarë Nita Bejta, Kimete Gashi, Vedat Pterqoj dhe Agon Ramadani. Nita Bejta dhe Agon Ramadani ishin propozuar direkt nga Qeveria e Kosovës, pa qenë pjesë e konkursit./Demokracia.com/