Pas situatës së fundit në veri të vendit, ka reaguar edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Ai tha se pas situatës së fundit, është koha për të ushtruar përmbajtje dhe përgjegjës.
Tutje, ai shpërndau edhe deklaratën e fundit të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili i kërkoi Kosovës që menjëherë të fillojë me hapat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe shtyrjen e afatit për targat.