Një incident i infektimit ransomware në Departamentin e Sigurisë Publike në Xhorxhia (DPS) ka lënë jashtë punës laptopët që ishin të instaluar në makinat e policisë në të gjithë shtetin.
Ransomware nuk infektoi drejtpërdrejt laptopët e automjeteve të policisë, por përmes Departamentin e Sigurisë Publike në Xhorxhia, duke bërë që laptopët të instaluar në makinat e policisë nëpër disa departamente të humbasin lidhjen dhe qasjen në informacione thelbësore të policisë.
Ransomware u zbulua të Premten e kaluar, me 26 korrik, kur një oficer pa një mesazh të çuditshëm në ekranin e tyre.Duke kërkuar para për te marrur përsëri aksesin. Infektimi me ranswomare u përhap me shpejtësi në të gjithë rrjetin DPS. Më pas Agjensia u deshtë qe te mbyllte të gjitha sistemet e saj të IT-së.
Tri departamentet qe ishin infektuar nga ransomware janë: Georgia State Patrol – agjensia e patrullës për shtetin e Xhorxhisë.
Georgia Capitol Police – departamenti i policisë përgjegjës për zbatimin e ligjit në zonën e Kapitol Hill të Atlantës.
Georgia Motor Carrier Compliance Division – sektori përgjegjës për inspektimet e sigurisë për automjetet rrugore (madhësia, lartësia, pesha, transporti i materialeve të rrezikshme, etj.)
Por zyrtarët policor tani përdorin radiot e makinave ose telefonat e punës për të kërkuar ndonjë informacion të dëshiruar.