Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar të hënën se Britania e Madhe duhet të ndalojë çdo formë të shkëmbimeve zyrtare me Tajvanin.
Kjo vjen pas planeve të një ministri britanik për të vizituar ishullin e vetëqeverisur për bisedime tregtare, të cilin Kina pretendon se është pjesë e saj.
“Autoritetet e Tajvanit duhet të ndalojnë bashkëpunimin me forcat e huaja”, tha Zhao Lijian, një zëdhënës në ministrinë e Jashtme kineze, në një konferencë të rregullt për media, shkruan Reuters