Live

Pse RTK nuk e përkrahi kampanjën “Mos blini prodhime serbe”?

17:41 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Themeluesi i grupit dhe kampanjës “Mos blini prodhime serbe”, Burim Piraj me anë të një postimi në grup tha se medium publik, RTK nuk e ka përkrahur këtë kampanjë.

“Njerëz të mirë, anëtarë të grupit dhe të gjithë ju që nuk blini prodhime serbe! Ne këtë fushatë po e bëjmë mbi një vit, kemi arritur shumë njerëz ti bindim të mos blejnë prodhime serbe, kemi pas përkrahjen e disa meidave mirëpo jo të gjithave.  Më duhet të cek publikisht se televizioni shtetëror RTK ka qenë bojkotuesi më i madh i fushatës sonë, ata se kanë pa të arsyeshme asnjëherë ta përmendin se ka një grup që po bënë fushatë për të mos ble prodhime serbe, ku është arsyeja ne nuk e dimë, ngelet në redaksinë e RTK-së ta bënë publike me kënd është. Mediumet tjera i falënderoj nga zemra! Shumë kanë qenë më të zëshëm se vetë ne”, ka shkruar Piraj në postimin e tij.

Në lidhje me këtë deklaratë, kosovalive.net ka kontaktuar me Pirajn. Ai tregoi arsyen se pse RTK nuk e përkrahi këtë kampanjë.

“Po i kam pas kontaktuar me një rast por nuk na kanë përkrahë. Nëse do na kishin përkrahë kemi pas me e bërë xhirimin e hutbeve që i kemi bërë nëpër xhami dhe xhuma, kemi bërë kërkesë që të gjithë hoxhallarët të bëjnë kërkesë nëpër xhuma te xhemati që të mos konsumohen prodhimet serbe. Ata nuk na kanë përkrahë me arsye se me bo kështu fetare duhet ta bëjmë edhe kishtare. Nuk na kanë përkrahë, në fund e kanë bërë një reportazh shumë të shkurtër shumë të vogël në fund sa me thanë me qytetarët, neve nuk na kanë thirr. Na kanë thanë se do të ju ftojmë në studio por kurrë nuk na kanë thirrë”, u shprehë Piraj për kosovalive.net.

Kosovalive.net, gjatë ditë së sotme ka provuar të marr përgjigje nga udhëheqësit e transmetuesit publik- RTK, por si gjithmonë të njëjtit nuk përgjigjen për mediumin tonë./Kosovalive,net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...