Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj ish-presidentit serb, Boris Tadiq, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se shpejt do të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë Tadiq ka thënë se një marrëveshje e tillë do të jetë një “goditje” për interesat serbe në Kosovë
Lidhur me këtë ka folur Petkoviq, duke thënë se “interesat serbe në Kosovë janë shkelur nga politika e dëmshme e Boris Tadiqit”.
“Interesat tona kombëtare në Kosovë dhe Metohi u shkelën nga politika katastrofike e Boris Tadiqit. Ndërsa “e bëri heroin” nga Rumania duke njoftuar kur e ashtuquajtura Kosova shpalli pavarësinë. Aleksandar Vuçiq po lufton me mençuri dhe guxim për të mbrojtur popullin tonë në krahinë dhe do ta bëjë këtë derisa të jetë në krye të Serbisë”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Погубном политиком @BorisTadic58 наши национални интереси на КиМ били су погажени. Док се он „јуначио“ из Румуније саопштењем кад је тзв. Косово проглашавало независнот, @avucic се мудрошћу и храброшћу бори да заштити наш народ у покрајини и то ће чинити док је на челу Србије! https://t.co/iB3c4hAnO0
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) November 8, 2022