Live

Osmani takon komandantin e FSK-së, diskutojnë rreth situatës në veri

19:26 / 08 Nëntor 2022

Nga admin

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani me Jasharin kanë diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend.

Gjithashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

“Presidentja Osmani dhe gjenerallejtënant Jashari diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend. Në takim u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...