Live

Bashkohen përsëri pas 38 vjetësh, rrëfimi i Salih Sefajt, Ragip Sallovës dhe Martin Çunit nga burgu famëkeq i Prishtinës

20:00 / 08 Nëntor 2022

Nga admin

Realizuar nga: Çlirim Qeriqi & Uend Shallci

Pas 38 vjetësh, rikthehen në vendin ku përjetuan tmerrin por edhe krijuan shoqërinë e tyre.

Salih Sefaj, Ragip Sallova dhe Martin Çuni 38 vjet më parë ishin të burgosur në Burgun Famëkeq në Prishtinë. Aty u turturan dhe e panë vdekjen me sy. Idealet e tyre i mbajtën gjallë.

Pas 38 vjetësh, ata rikthehen përsëri aty, për ta treguar historinë e tyre me publikun.

Në një dhomë të ngusht e të ftohët, pa tualet, me një dritare të vogël, e kaluan një pjesë të jetë që s’do t’a harrojnë asnjëherë.

Vetëm 5 minuta kishin kohë në oborrin e burgut për të shijuar dritën dhe ajrin e pastër.

Brenda oborrit, janë fotografitë e vendosura se si Martin Quni së bashku me Muhamer Shabanin kishin tentuar të arratiseshin në vitin 1983.

Burgu Famëkeq në Prishtinë i shndërruar në muze, mbetet një objekt që është dëshmi e krimeve dhe gjenocidit serb. Këtu u mbajtën të mbyllur, u vranë dhe u turturuan shumë figura të ndritura të popullit shqiptar të Kosovës.

Ndiqeni rrëfimin e tre ish të burgosurve politikë:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...