Live

Sa po zbatohet Ligji për Noterinë në Kosovë?

12:21 / 09 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, me mbështetjen e organizatës së shoqërisë civile Demokraci Plus (D+), ka miratuar raportin për zbatimin e Ligjit për Noterinë në Kosovë.

Ky raport nxjerr në pah se në 16 komuna të Kosovës ka mungesë të zyrave noteriale, duke mos u respektuar kriteri për një (1) noter, në dhjetë (10) mijë banorë.

Në raport tutje theksohet se ekzistojnë paqartësi në dispozitat ligjore, të cilat duken se gabimisht kanë paraparë mundësinë e vërtetimit të dokumenteve noteriale të hartuara nga një palë e tretë.

Ministria e Drejtësisë po ashtu është evidentuar se nuk bën inspektime të rregullta te zyrat noteriale për të kontrolluar veprimtarinë dhe ligjshmërinë e shërbimeve noteriale në Kosovë, si dhe nuk ekziston një sistem i arkivimit të akteve noteriale.

Ky raport është dërguar për shqyrtim në seancën plenare. Të gjeturat e tjera mund të gjenden: https://dpl.us/ea3fbc

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...