Live

Haxhiu për zyrtarët serbë që japin dorëheqje: Nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë

12:36 / 09 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se zyrtarët serbë që japin dorëheqje nuk mund të kthehen në sistemin e drejtësisë.

“Mendimi ynë është që personat që dorëhiqen nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ajo.

Ajo tha se është ‘goditje’ që gjyqtarët dhe prokurorët të japin dorëheqje për shkak të ‘dirigjimeve’ të Aleksandër Vuçiqit.

“Është goditje që një gjyqtar dhe prokuror të dorëhiqet për shkak të dirigjimeve që bëhen nga Aleksandër Vuçiq. Edhe nëse një gjyqtar shqiptar dorëhiqet ai nuk mund të kthehet më në sistem. Duhet të hapen konkurse për punësim”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...