Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk do të tërhiqet nga marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën në Bruksel.
“Në to ka tri nënshkrime, jo një. Një është nga ish-kryeministri Ivica Daçiq, një nga përfaqësuesi shqiptar dhe i treti nga përfaqësuesi i BE-së”, ka deklaruar Vuçiq, raporton B92.
“Ne kemi bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme për ta bërë dhe tash është koha për palët tjera që ta bëjnë këtë, që nënkupton formimin e asociacionit dhe të mos interpretohen rrejshëm rregullat që i kemi bërë bashkë. Sa i përket targave është e shpikur absolutisht, sikur edhe kjo zgjatje 10-mujore. Ne duam tabela neutral, por që shqiptarët nuk po duan. Andaj as ju as Perëndimi, mos u bëni sikur s’po dini”.