Live

Haradinaj: Edhe Millosheviqi do ta pranonte Kosovën pa veriun

21:00 / 10 Nëntor 2022

Nga admin

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, Daut Haradinaj ka analizuar ngjarjet e fundit në Kosovë.

Tensionet në veri, gabimet e Kurtit, dorëheqjet e serbëve nga institucionet kosovare janë vetëm disa çështjet e diskutuara nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se qeveria Kurti paguan rrymë për qytetarët e veriut, pra nuk duhet t’i shohim si të një shteti tjetër, ata janë pjesë e Kosovës se kjo logjikë i bie që edhe Millosheviqit me i pasë thanë pa veriun, na kish dhanë Kosovën.

“Në kohën reale kur po flasim që institucionet e sigurisë, drejtësisë ose edhe të pushtetit lokal janë larguar edhe deputetët nga qeveria, po flas prej pakicave, ne edhe sot e paguajmë energjinë për qytetarët serb. Qeveria Kurti paguan rrymë për qytetarët e veriut, pra nuk duhet t’i shohim si të një shteti tjetër, ata janë pjesë e Kosovës se kjo logjikë i bie që edhe Millosheviqit me i pasë thanë pa veriun, na kish dhanë Kosovën – pa luftë! Millosheviqit t’i kishim shku në tavolinë me një ofertë pa veriun e Kosovës ai ta kish dhanë Kosovën, kjo ofertë ka qenë edhe në tavolinë të ish-presidentit Rugova, pra këto janë elemente të caktuara që shkojnë në favor të Beogradit zyrtar dhe deri diku edhe rrezikut për me pas edhe një konflikt potencial sepse Serbia ka me tentu me b’a ndoshta edhe shkëputjen e Veriut”, ka deklaruar Haradinaj./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...