Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mori pjesë sonte në promovimin e dy librave, të dy miqve të vjetër, Elisabeth Gowing dhe Robert Wilton.
“Miqtë njihen në ditët e vështira, Elisabeth dhe Roberti janë miq të ditëve të vështira e të paharrueshme”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në rrjetin social:
Sonte, me Shemën dhe Kosovaren, morëm pjesë në promovimin e dy librave të miqve tonë, Robert Wilton, “Bolsheviks at the ballet” dhe librin e dytë, “No man’s lands”, të autorëve Elisabeth Gowing dhe Robert Wilton.
Libri i parë është triller, ndërsa i dyti është libër që ju kushtohet tetë grave të jashtëzakonshme të historisë së Ballkanit.
E përgëzova znj. Elisabeth për këtë sukses dhe po ashtu, e përgëzova Robertin dhe ia përmenda se këto publikime na gëzojnë shumë, duke qenë publikime pas një përvoje të gjatë me shqiptarët. Po ashtu i thash Robertit se ne i gëzohemi sukseseve të tij edhe pse e ka nderuar e dashtë në veçanti Baba Tush.
Miqtë njihen në ditët e vështira, Elisabeth dhe Roberti janë miq të ditëve të vështira e të paharrueshme.
Suksese të mëtejme!