Live

Pse FSK u ftua të nderojë të rënët serbë të Luftës së Parë Botërore, kur atëherë shqiptarën u masakruan, pse ishte aty edhe Xhelal Sveçla?!

23:05 / 11 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Gazetare: Krenare Tahiri


Sot në orën 11.00 Ambasadori Francez në Kosovë dhe Ambasadori Rohde u mblodhën për të përkujtuar armëpushimin e 11 nëntorit 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore dhe së bashku për të nderuar të gjithë ata që vdiqën në konfliktet dhe luftërat e kaluara, pjesëmarrës në këtë ceremoni nderimi ishte edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Të dy ambasadorët, kanë kryer “ritualet” e përkujtimit të të rënëve, të nderuar edhe me ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Paradoksi i këtij përkujtimi ka qenë pikërisht prezenca e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe përkundër se ambasadori francez këtë ditë e quan ditë feste të shënuar tek  sheshi i ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në frontin lindor.

 Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pozicionin “gatitu” para një pllakate tek varrezat e Arbërisë në Prishtinë, mbishkrimi i së cilës shihet qartë “ Këtu pushojnë mbetjet mortore të ushtarëve serb gjatë viteve 1912-1918”, periudhë kjo e njohur për historinë na kujton edhe kohën kur janë masakruar qindra e mijëra shqiptarë.

Ndërkaq në shkrimin e Ambasadës Franceze rreth kësaj dite theksohet periudha e Luftës së parë Botërore midis dy popujve, gjerman dhe atij francez, duke dëshmuar që konfliktet mund të kapërcehen dhe që shembullin e njëjtë ta përcjellin edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Miqësia gjermano-franceze është një histori suksesi, historik unike. Tregon se pajtimi është i mundur edhe mes armiqve të mëparshëm të trashëguar. Kjo dëshmon se konfliktet e e kaluara mund të kapërcehen vetëm nëse ka vullnet të mjaftueshëm politik. Shpresoj se mund të shërbejë edhe si shembull për pajtimin në Ballkanin Perëndimor.”  shkruhet në postim.

Por dilema reale dhe pyetja legjitime është, kush e ftoi FSK t’u bëjë nderime ushtarëve serbë, të cilët në rrethanat e kohës kishin kryer vrasje mbi shqiptarët dhe a u analizua mirë efekti historik i kësaj ngjarjeje që për shqiptarët solli pikëllim e tragjedi?!/kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...